PerrallaShqiptare - I pasuri dhe i varferi
 
Home
Example i Juaj
Contact
Perralla Shqipes
Bija e Henes Dhe Diellit
I pasuri dhe i varferi
Tre Budallenjet

     

I pasuri dhe i Varferi


U pajtua një i varfër në punë te shtëmbaxhiu i pasur. Shkoi një vit, i pasuri nuk donte ta paguante të varfërin për punën. Në vend të të hollave i dha një def. Ç’të bënte i varfëri? S’kishte kujt t’i ankohej.

 

 

            “Të paktën zotnia të më jepte gomarin. Gjithë vitin punova tek ai. Sa shtëmba kam bërë! Dhe nuk fitova asgjë!, -u brengos i varfëri.

 

 

            Mori defin dhe u largua nga i pasuri. Eci, eci. Filloi të ngryset. Papritur sheh se drejt tij vjen një njeri me ariun e vet. I tregon i varfëri për hidhërimin e vet dhe e pyet:

 

 

            -Ç’të bëj tani? Për çfarë më duhet ky def?

 

 

Dhe nga dëshpërimi,  e përplasi defin përtokë. Defi, sa ra nisi të gjëmojë. I pëlqeu kjo ariut. I ra me puta defit: bum! I ra deh një herë: bum-bum! I ra prapë me putra, u gëzua dhe hungëroi.

 

 

-Qëndro! – i thirri shoqëruesi i ariut të varfërit. –mendoj t’i jap një mësim të mirë zotnisë tënd. E shikon? Ja atje ndodhet mulliri. Vemi atje të kalojmë natën. Ji i qetë, nesër në mëngjes patjetër do të marrësh pagën e punës sate. Në agim, gjatë kësaj rruge, afër mullirit, duhet të kalojë për në Pazar shtëmbaxhiu ynë i njohur.

 

 

Sa duket shtëmbaxhiu në rrugë, shoqëruesi e vë ariut defin në putra dhe i thotë:

 

 

-Hajde Misha, luaj të dërsitësh pasanikun!

 

 

Dhe ariu nis t’i bjerë defit dhe ulërijë. Dëgjon shtëmbaxhiu zhurmën dhe ulërimën, trëmbet, qëllon gomarin dhe e shtyn. Po gomari, siç dihet është kokëfortë, si… gomar. Mbeti në vend dhe nuk bënte as andej as këtej. Vetëm pëlliste: “I-o-i-o!”

 

 

Dhe në këto çaste ariu doli nga mulliri dhe iu drejtua te shtëmbaxhiu. Çfarë të bëjë? Kërcen shtëmbaxhiu nga qerrja dhe ia mbath me të katra, pa kthyer kokën prapa.

 

 

-Çohu mik! – i thirri shoqëruesi të varfërit. –Shtëmbat e tua erdhën vetë. Duhet shpejtuar për t’i shitur në pazar.

 

 

Doli i varfëri nga mulliri. Shikon në rrugë qëndron gomari i lidhur në qerre dhe përtypte bar.

 

 

-Ja dhe pagesa për punën tënde, -i flet shoqëruesi i ariut.  – Si shpërblim më jep defin. Ai do më hyjë akoma në punë, për të më bërë shërbime të mira.




Today, there have been 1 visitors (1 hits) on this page!
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free